Covid 19

Moderna gati vaksinën e re për llojin e mutacionit të Afrikës së Jugut


Moderna tha se do të provojë të zhvillojë një vaksinë të re kundër Covid 19. Ajo synon llojin e identifikuar në Afrikën e Jugut. Kompania tha se vaksina e saj mbron nga variantet e shfaqura të coronavirusit, por ajo do të provojё nëse një përforcim i saj do tё përmirësojё përgjigjet imune.

Moderna tha të hënën se vaksina e saj prodhoi antitrupa që luftonin variantet e reja në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut.

Sipas testimeve vaksina Moderna mbronte nga llojet e reja, por dha njё përgjigje më të dobët ndaj variantit të Afrikës së Jugut.

Kompania do të testojë nëse shtimi i një doze përforcuese vaksinës së saj mund të forcojë nivelet e antitrupave. Kompania po zhvillon gjithashtu një version të ri të vaksinës që synon specifikisht mutacionet në variantin e Afrikës së Jugut.

Varianti i coronavirusit në Afrikën e Jugut ka disa mutacione në të ashtuquajturën proteinë “spike”. Proteina gjendet në sipërfaqen e virusit. Vaksinat e zhvilluara deri tani janë të dizajnuara rreth  kodit gjenetik të proteinës “sipke”, si një mënyrë për të nxitur një përgjigje imune ndaj virusit.

Vaksina e modifikuar qё Moderna po zhvillon, është krijuar për të shkaktuar prodhimin e proteinave spike specifike për variantin e Afrikës së Jugut.

Kompania beson se mund të projektojë dhe prodhojë shpejt vaksinën e modifikuar. Moderna pretendon testimet në njerëz të bëhen më shpejt se në rastin e vaksinës origjinale./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore