Bota

Moderna aprovohet në Britaninë e Madhe


Moderna është vaksina e tretë e aprovuar në Britaninë e Madhe, e miratuar në datën 8 janar.

Kjo vaksinë paraprihet nga vaksina e parë e aprovuar “Pfizer” dhe vaksina e dytë “AstraZeneca”.

Britania e Madhe ka porositur 10 milionë doza shtesë nga vaksina “Moderna”, duke e çuar porosinë totale në 17 milionë.

Furnizimet e kësaj vaksine nuk pritet të mbërrijnë deri para pranverës.

Sekretari i Shëndetit dhe Kujdesit Social, Matt Hancock, tha se ky është një lajm tjetër i shkëlqyeshëm dhe një armë tjetër në arsenalin e vendit për të zbutur këtë sëmundje të tmerrshme.

Rreth 1.5 milionë njerëz në Britaninë e Madhe e kanë marrë tashmë dozën e vaksinës anti-Covid.

Në total, Britania e Madhe tani ka porositur 367 milionë doza vaksinash për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Kujtojmë se Britania e Madhe ishte i pari shtet që identifikoi mutacionin e ri të virusit, shumë më ngjitës nga i zakonshmi./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore