Pajisje

Modelet premium të iPhone 14 Pro vijnë me një orë Rolex në pjesën e pasme


Kompania Caviar është e njohur për versionet luksoze të telefonave të mençur nga Apple dhe më i riu është vërtetë i veçantë.

Fjala është për pajisjen e quajtur Rolex Daytone iPhone 14 Pro.

Në pjesën e pasme nën kamerë gjendet ora funksionale nga Rolex, si dhe tri orë tjera më të vogla që janë të dekoruara me flori 18 karat.

Korniza është e punuar nga titani dhe gjithashtu është e dekoruar me flori.

Modeli bazik do të kushtojë 133.670 dollarë.

Caviar ka bërë të ditur se do të prodhojë nga katër njësi nga çdo version iPhone 14 Pro dhe 14 Pro Max, e modeli më i shtrenjtë do të kushtojë 135.420 dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore