Pajisje

Modelet e Apple iMac 2021 thuhet se do të vijnë me pesë opsione ngjyrash


Ka pasur disa raporte në lidhje me pajisjet e Apple. Njerëzit janë duke parashikuar pajisjet e gjeneratës së ardhshme Mac pasi që kompania ka filluar të zëvendësoj nga Intel në ARM-based Apple Silicon.

Në zhvillimin më të fundit, një raport nga Jon Prosser pretendon se modelet e ardhshme iMac 2021 do të ofrohen në pesë ngjyra- Argjendi, Hiri, Jeshile, Blu, dhe Ari i Kuq. Këto janë të njëjtat ngjyra që Apple ofron për iPad Air të gjeneratës së katërt.

Duke treguar se si mund të duket iMac i ridizenjuar nga mbrapa. Duhet të theksohet se të gjitha këto janë vetëm spekulime, pasi që dizajni i ri nuk është publikuar ende.

Jon Prosser beson se ka mundësi të shumta që iMac i ardhshëm të sjell me vete ngjyra, Apple po planifikon të përfitojë nga nostalgjia për ‌iMac‌ origjinale, e cila erdhi në një përzgjedhje të ngjyrave si  Boronicë, Rrush, Mandarinë etj.

IMac-et e ridizenjuar pritet të kenë korniza më të holla, ndoshta një chipset M1 i azhurnuar ose një krejtësisht i ri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore