Stil

Moda po përqafon kthimin e nudizmit


Precious Lee në pistën e Balmain, Y/Project në Javën e Modës në Paris dhe Iggy Azalea e veshur nga Sergio Castano Pena

Moda po kalon një moment lakuriqësie.

Këtë javë Kylie Jenner postoi një fotografi në faqen e saj zyrtare në Instagram, në të cilën ajo shihej e veshur me bikini të cilat kishin dy thithka.

Kylie Jenner

Pastaj këngëtarja australiane Iggy Azalea festoi ditëlindjen e veshur, nga Sergio Castano Pena, me një fustan të lëkurës që e bënte atë të dukej krejtësisht e zhveshur.

Iggy Azalea
Lakuriqësia ‘Trompe l’oeil’ po kalon një moment të sajin.

Muajin e kaluar në “Billboard Music Awards”, Jenner veshi një fustan maxi, nga Balmain të printuar me një trup pothuajse të zhveshur.

Ndërkohë, Miley Cyrus veshi bluzën “lakuriq” të stilistit londinez Sinead Gorey dhe dollakat e ngjashme për t’u takuar me fansat në prapaskenë në Bogota, Kolumbi.

Por lakuriqësia nuk mbaron me kaq, edhe Bella Hadid dhe Maisie Williams kanë pozuar me bluza “topless” nga Y/Project.

Y/Project në Javën e Modës në Paris në janar.

“Këto gra kanë një sens humori më të mirë nga sa mendoja unë”, thotë Jessica Morgan nga uebsajti i famshëm i modës “Go Fug Yourself”.

“Pamjet janë shumë qesharake dhe argëtuese”, është shprehur Morgan.

Si gjithmonë, nudizmi ka qenë në modë edhe më parë, së pari me bluzën rebele të Vivienne Westwood “Tits” në vitet 1970, dhe në vitin 1996 me Gaultier që shkundi institucionin me fustane të mbiprintuara me pamje nudo në madhësi reale.

Megjithatë, kurrë më parë nuk është përhapur pamja e zhveshur në trompe l’oeil (teknikën e artit që përdor imazhe realiste për të krijuar iluzionin optik).

“Nuk e kisha parasysh feminizmin kur i projektova veshjet”, thotë 25 vjecarja Gorey. “Është një deklaratë – mendoj se është ai qëndrimi punk i tipit, nëse dua të vesh diçka që duket si trupi im i zhveshur, mundem”, shkruan “The Guardian”, përcjell Albanian Post.

Gorey, e cila ka shitur më shumë se 300 njësi të rrobave të saj “nudo”, thotë se njerëzit – përfshirë veten – kryesisht i veshin ato për ahengje.

“Është një gjë e gjeneratës së re – prindërit e mi nuk e kuptojnë. Ata thonë: “kush do ta veshë atë? Por ne kemi qenë të mbyllur për dy vjet pa festivale, pa zhurmë, pa ahengje, pa takime. Të gjithë tani po e jetojnë jetën e tyre ashtu siç duan. Ata janë të dëshpëruar të veshin këto pamje të çmendura që të bëjnë të biesh në sy – sa më shumë vëmendje aq më mirë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore