Shqipëria

Manastirliu: Materniteti i Ri në Berat do të përfundojë para afatit


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë ditës së premte, më 26 shkurt, ka inspektuar nga afër punimet që po bëhen në Maternitetin e Ri, në Berat.

“Hapësira shumë e mirë. Jemi tek faza ku duhet të përfundojnë punimet para afatit të përfundimit të projektit”.

Manastirliu tha se duhet të ecet me hapa më të shpejtë, që të jetë gati për nënat dhe fëmijët e të gjithë qarkut të Beratit, brenda vitit.

Duke parë nga afër të gjithë pavionin ajo tha se kushtet do të jenë në nivele të larta.

“Çdo dhomë do të jetë dyshe, ku do ketë një televizor dhe tualet të veçantë”.

“Duhet shumë punë për të përmirësuar shërbimin”, e përmbylli Manastirliu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore