Sport

MMA: bukuria e sportit ‘të dhunshëm’


Artet Marciale Mikse janë një sport i ri në Shqipëri. Një sport që ka filluar falë përkushtimit të Arjan Rizajt, trajnerit, themeluesit dhe njëkohësisht presidentit të Federatës Shqiptare të Ndeshjes së Lirë (FSHNL).

Ishte viti 2013 kur Rizaj do të themelonte federatën, e cila në një kohë rekord do të merrte njohjen zyrtare nga institucionet e shtetit shqiptar.

Vetëm dy vite pas themelimit, FSHNL, mori edhe njohjen ndërkombëtare, ndërsa në vitin 2017, u bë anëtare me të drejta të plota në asambletë që zhvillon federata botërore e MMA.

Albanian Post ka vizituar nga afër ambientet e palestrës ku stërviten sportistët dhe të apasionuarit pas këtij sporti dhe në prononcim ka qenë vetë mjeshtri Rizaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore