Shëndet

Mjeku fali borxhin 200 pacientëve me kancer


Një onkolog nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shlyer borxhin e 200 pacientëve onkologjikë, pasi nuk kanë mundësi të paguajnë, njofton BBC.

Doktor Omar Atiq, ka mbyllur qendrën e tij të trajtimit të kancerit në Arkansas vitin e shkuar, pas 30 vjetëve punë në këtë qendër.

Ai ka lejuar pacientët në qendrën e tij që të mos bëjnë pagesa direkte pas trajtimit.

Gjatë Krishtlindjes ai ju ka shkruar të gjithë pacientëve mesazh ku shkruan që gjitha pagesat janë falur.

Ai u shpreh që “ gruaja e tij, ai dhe familja kanë vendosur të falin të gjitha borxhet e pacientëve. Ka persona të thjeshtë që nuk mund të paguajnë faturën”.

Sipas Dr. Atiq rreth 200 pacientë kishin fatura të papaguara që arrijnë vlerën 650 mijë dollarë.

Dr.Atiq, me origjinë nga Pakistani, ka punuar me pacientë onkologjik që nga viti 1991, duke ofruar terapi me rrezatim dhe kimioterapi në qendrën e tij.

Aktualisht është profesor në Universitetin e Shkencave Mjekësore në Arkansas, SHBA./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore