Lajme

“Mizor dhe i jashtëligjshëm”, BE-SHBA reagojnë për arrestimin e gazetarit në Bjellorusi


“Sjellja mizore dhe e jashtëligjshme e regjimit bjellorus do të ketë pasoja. Përgjegjësit për pengmarrjen e fluturimit të Ryanair, duhet të sanksionohen”.

Ka qenë ky reagimi i presidentes së Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen, pas diversionit të fluturimit nga Athina në Vilnius, drejt Minsk-ut.

“Gazetari Roman Protasevich duhet të lirohet menjëherë”, vijon postimin në Twitter von der Leyen.

Gjithashtu presidentja e KE-së, ka njoftuar se një mbledhje do të zhvillohet për të vendosur aksionin ndaj presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko.

Kritika kanë ardhur edhe nga Washingtoni. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dënuar arrestimin e Prtasevich-it.

“Akt shokues i ridrejtimit të fluturimit komercial dhe arrestimit të gazetarit. Kërkojmë hetim ndërkombëtar dhe po koordinojmë hapat e ardhshëm me partnerët tanë”, shkruan Blinken.

Sekretari i Shtetit ka mbështetur edhe popullin bjellorus, duke i siguruar se SHBA-të janë pranë tyre.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe homologu i tij britanik, Dominic Raab.

“Britania e Madhe është e alarmuar nga raportimet e arrestimit të gazetarit Protasevich. Po koordinohemi me aleatët tanë”.

Raab ka siguruar gjithashtu se ky veprim i regjimit të Lukashenkos, do të ketë implikime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore