Shqipëria

Mitsotakis hutohet pas spilës kuq e zi të Ramës, detajet e Samitit në Greqi


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamjet e para nga Samiti SEECP ose Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore i cili po organizohet në Greqi.

Takimi u organizua nga diplomacia greke me në krye ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Mikpritësi i kësaj ngjarjeje ishte kreu i qeverisë helene, Kyriakos Mitsotakis.

Nga pamjet e publikuara në median sociale “Facebook”, vërehet momenti në të cilin spila kuq e zi e kryeministrit Rama rrëmben vëmendjen e homologut të tij grek.

Takimi zgjati për pak momente, duke vijuar punimet në tryezën e samitit.

Në video mund të shihet edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në rreshtin e parë të të ftuarve.

Më herët, për samitin reagoi edhe kryediplomatja shqiptare, Olta Xhaçka, në Twitter.

Zyrtarja e jashtme falënderoi pikërisht homologun e saj Dendias për organizimin e kësaj ngjarjeje.

Ajo komplimentoi gjithashtu autoritetet greke për kryesimin me sukses të SEECP-së dhe për mbajtjen në agjendë të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore