Vende

Mitholz – fshati i qetë zviceran që po përballet me një bombë me sahat


Mitholz, një fshat i vogël i ndodhur në luginën bukur Kander të Zvricës me një popullsi prej vetëm 170 banorësh, ka një histori tragjike brenda tij.

Shtëpitë  prej druri dhe tradicionale janë ndërtuar që para 300 vitesh. Disa prej tyre mbajnë mbishkrime të tilla si: “Ajo që u shkatërrua nuk mund të kthehet”.

Çfarë fshihet pas këtij mbishkrimi?

Ida Steiner kujton. “Isha 12 vjeç. Unë, nëna dhe gjyshja ime ishim duke fjetur. Papritur ndodhi një shpërthim shumë i madh. Kudo filloi të përhapej zjarr. Dëgjoja vetëm nënën që thoshte duhet të dalim.”

“Ne vrapuam natën, kishte borë të madhe. Nëna ime mbante gjyshen time në shpinë.”

Shpërthimi erdhi nga një depo e madhe municionesh e ushtrisë zvicerane e Luftës së Dytë Botërore e cila ndodhej në malin Mitholz.

Supozohej se ishte i sigurt, por, në dhjetor 1947, 3 mijë ton municion shpërtheu në atë që ishte, në atë kohë, shpërthimi më i madh jo-bërthamor në botë.

Shpërthimi u dëgjua 160 km (100 milje) larg në Cyrih, shtëpitë në Mitholz u shkatërruan, bora u bë e zezë. Nëntë persona u vranë, shumë të tjerë u plagosën.

Fotografitë e së nesërmes tregojnë shtëpinë e shkollës lokale, muret dhe dritaret e thyera, predha dhe tavolina të shtrira.

Sot, mali mbi Mitholz mban mbi shpatulla një histori të errët. Fshati u shkatërrua totalisht, dhe shtëpitë u rindërtuan duke ruajtur të njëjtin stil.

Qetësi mashtruese

Gjithçka, me sa duket, u kthye në normalitet. Shumica e familjeve që jetojnë në Mitholz sot kanë jetuar këtu për breza.

Por Sven Meier, i cili e kaloi pjesën e parë të jetës së tij në Cyrih të trazuar, u transferua për paqen që ruan ky vend.

“Jeta është ndryshe këtu, më e qetë, pa stres,” shpjegon ai. “Unë jam ulur në kopshtin tim dhe mund të shoh malet e bukura, lumin e vogël – natyrën, pa ndërtesa, pa rrugë.”

Fatkeqësisht ai ideal alpin do të ndryshojë.

Tre mijë ton municion mund të jenë shpërthyer në vitin 1947, por 3mijë e 500 ton u lanë. “Ata na thonë se duhet ta heqin nga mali kështu që ne të gjithë duhet të largohemi,” thotë Sven.

Lajmi tronditës erdhi pasi një studim i ri gjeologjik i kryer nga ministria e mbrojtjes e Zvicrës e zbuloi se municioni i mbetur, në fund të fundit, përbënte një rrezik.

Zyrtarët e ministrisë udhëtuan në Mitholz për t’u treguar fshatarëve lajmin e keq.

Mijëra bomba dhe predha të vjetruara do të hiqen pjesë -pjesë. Për sigurinë e tyre, fshatarët do të duhej të largoheshin – për të paktën 10 vjet.

Pra, çfarë ndodh tani?

Askush nuk duket plotësisht i sigurt. Shtëpitë po vlerësohen për blerje të detyrueshme, autoritetet lokale po kërkojnë tokë të sigurt për të ndërtuar akomodime të reja.

Por askujt nuk i është dhënë ende një vlerë për shtëpinë e tyre, apo një vend i ri për të shkuar.

Claudia Schmid, një banore tjetër, përpiqet të japë një fytyrë të guximshme mbi gjërat, por humbja e shtëpisë që ajo e përshkruan si “ëndrra e saj”.

“Ne investuam shumë,” thotë ajo. “Para se të na thoshin se do të na duhej të largoheshim, ne vendosëm një kuzhinë krejt të re.”

“Njerëzit u zemëruan kur e morën vesh,” thotë Sven. “Ne menduam, kjo është e tmerrshme, nuk mund të jetë e vërtetë.”

“Ata na thanë se ishte e sigurt,” kujton Ida. “Ne menduam se të gjitha municionet ishin zhdukur. Tani e dimë që nuk ishin. Ne nuk i kushtuam vëmendje të mjaftueshme.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë tunele kryesore, kalime alpine dhe ura u minuan, në një përpjekje për të penguar pushtimin.

Praktika vazhdoi gjatë luftës së ftohtë dhe për dekada eksplozivët qëndruan aty ku ishin, me sa duket u harruan.

Në vitin 2001, 11 persona vdiqën në tunelin Gotthard kur një zjarr shpërtheu pas një përplasjeje midis dy kamionëve.

Doli se sasi të mëdha të eksplozivëve të ruajtur atje vite më parë ishin ende në një depo afër grykës së tunelit.

Vendime të vështira

Sot ministria e mbrojtjes po bën çmos për të siguruar banorët e Mitholz. Por kjo nuk është shumë kompensim për humbjen e shtëpisë tuaj.

Claudia Schmid, fëmijët e së cilës janë vetëm katër dhe gjashtë vjeç, ëndërron të kthehet pas 10 vjetësh, ajo mund të jetë në gjendje të kthehet në shtëpinë e saj të ëndrrave. Por ajo nuk e di ende nëse ushtria do të kujdeset për pronat boshe.

Marrë dhe përshtatur nga BBC për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore