Sport

Misioni i Zidane për Valverde-n


Tekniku francez i Real Madrid-it, Zinedine Zidane, duhet të gjejë një mënyrë që të përshtati uruguajanin, Federico Valverde-n në formacionin bazë. Fede është një nga aspektet më pozitive të lojës së Real-it deri më tani, raporton Marca.

22-vjeçari është lojtari që u përshtat mjaft mirë me futbollin europian. Një lojtar dinamik, shpërthyes dhe që sjellë për Los Blancos atë çka ata kanë nevojë, siç e tregoi në dy ndeshjet e fundit në kampionat.

Zidane e di rëndësinë e lojtarit, ai e nisi si zëvendësues i Martin Odegaard-it, por që shumë shpejtë do të merrte vendin e Luka Modriç-it në formacion.

Ashtu siç Marco Llorente bënë një punë të shkëlqyer për Atletico Madrid-in, edhe Valverde bën të njëjtën gjë për skuadrën e Zidane-t. Megjithë dëmtimet që e kanë penguar jo pak, mesfushori para se të dëmtohej shënoi tre gola në ndeshjet e para të kampionatit.

A duhet të ndryshojë Zidane taktikën e lojës për Valverde-n? Kjo është pyetja që ngrihet tashmë.

Sidoqoftë nuk është e lehtë të gjesh një vend për Valverden në formacionin bazë. Me treshen e mesfushës, Casemiro – Kroos – Modriç, që luajnë të gjithë në nivele të larta, Zidane do të duhej të ndryshonte skemën në 4-4-2 ose 4-3-1-2, në mënyrë që të katër mesfushorët të jenë pjesë e lojës.

Një zgjidhje është edhe mesfusha me Casemiro – Kroos – Valverde dhe me Mordiç-in si “10”, duke sakrifikuar një nga lojtarët e krahut. Por, ajo që është e qartë është se Zidane duhet të gjej një zgjidhje për të pasur titullar Valverde-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore