Gatimi

Mish viçi me pana dhe kërpudha


Për adhuruesit e mishit, kombinimi me pana dhe kërpudha do të ju impresionojë.

Mish viçi me pana dhe kërpudha.

Përbërësit

200 gram mish viçi

100 gram kërpudha

1 lugë gjelle gjalpë

100 mililitra pana

Kripë

Vaj ulliri

Përgatitja

Merrni mishin e viçit dhe mbështilleni me miell. Skuqni gjalpin në një tigan me pak vaj ulliri dhe më pas vendosni në zjarr për ta skuqur mishin.

Hidhini kripë sipas dëshirës dhe pastaj i shtoni kërpudhat. Pas 5 minutash i shtoni edhe panën.

I trazoni mirë dhe në fund e shërbeni të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore