Lajme

“Mirë ta kanë bo, pse me dalë në këtë situatë”, polici i thotë qytetarit që u sulmua në Mitrovicën e Veriut


Foto nga videoja e publikuar nga vendi i ngjarjes

Në një video të publikuar nga ngjarja e ndodhur në Mitrovicën e Veriut ku dy shqiptarë janë sulmuar nga një grup personash që kanë ikur më pas nga vendi i ngjarjes, një polic dëgjohet t’i thotë të sulmuarit se mirë ia kanë bërë.

Situata është e tensionuar dhe, sipas policit, nuk bën të dilët në këtë kohë”.

“Po pse me dalë në këtë situatë, mirë ta kanë bo”, dëgjohet tek thotë polici.

Albanian Post ka arritur që me burime brenda policisë të kuptojë se janë sulmuar dy persona, shqiptarë, dhe se policia është gjendur në vendin e ngjarjes në kohën kur ka ndodhur sulmi.

“Dy shqiptarët është arritur që të tërhiqen nga sulmi, ndërsa sulmuesit nuk dihet se kush janë meqë ata kanë ikur”, tha burimi brenda Policisë së Kosovës, për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore