Shqipëria

Mirditë: Proteste kundër HEC-eve, procedohen penalisht 33 shtetas


Banorët e fshatrave Thirrë e Sang të Mirditës, të dielën e 11 prillit, kanë protestuar kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Lumin e Thirrës.

Sipas njoftimit të policisë, 33 shtetas janë shoqëruar në Komisariat, me arsyen se organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë.

“Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë. Si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të zhbllokuar qarkullimin e automjeteve”, shkruan në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Më pas, qytetarët janë proceduar penalisht, në gjendje të lirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore