Lajme

Miratohet Projektligji për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit


Kuvendi i Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Agjencinë ndaj parandalimit të korrupsionit.

Ligji për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit në Kuvendin e Kosovës ka marrë 68 vota.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës nuk ka marrë pjesë në votim.

Mirëpo, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se “partia e tij do të përmbahet nga votimi”, pa dhënë ndonjë arsyetim.

Më 20 shtator të vitit 2021, ky projektligj ishte votuar në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Sa i përket zgjedhjes së anëtarit në bordin e Bankës Qendrore të Kosovës, Nexhat Kryeziu është zgjedhur anëtar joekzekutiv i këtij bordi.

Gjithashtu, në Kuvendin e Kosovës është formuar edhe Komisioni Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës.

Seanca po vazhdon punimet me pika të tjera të rendit të ditës.

Ndërsa do të shqyrtohet edhe raportimi vjetor i performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021 dhe raportimin vjetor financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

Ndryshe, projektligji për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit përcakton funksionimin e agjencisë si organ i pavarur dhe i specializuar për zbatimin e politikave shtetërore për parandalimin e korrupsionit që bien brenda fushëveprimit të saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore