Lajme

Miratohet projektligji në Irlandë për frenimin e alkoolit


Nëpërmjet një ligji të ri, të miratuar në Irlandë, synohet frenimi i sëmundjeve të lidhura me alkoolin.

Në bazë të tij, për pijet alkoolike do të vendoset çmimi tavan – 1 euro për pijet standarde.

Qeveria e Irlandës e prezantoi këtë rregull, si një masë mbrojtëse për shëndetin publik.

“Ne synojmë të frenojë pirjen e tepërt, duke reduktuar problemet shëndetësore të lidhura me alkoolin”, deklaroi ministri i Shëndetit, Stephen Donnelly.

Sipas këtij rregulli, dyqanet, restorantet dhe baret duhet të shesin pije që përmbajnë alkool, për jo më pak se rreth 10 cent për gram të substancës.

Zyrtarët thanë se masa kishte për qëllim t’i bënte më pak të disponueshme produktet alkoolike më të lira dhe më të forta, veçanërisht për të rinjtë dhe të varurit alkoolik.

“Kjo masë është krijuar për të reduktuar sëmundjet e rënda dhe vdekjet nga konsumimi i alkoolit. Po ashtu edhe për të reduktuar presionin mbi shërbimet tona shëndetësore nga kushtet e lidhura me alkoolin”, theksoi Donnelly.

Kjo do të thotë se një shishe verë, që përmban 12.5 për qind alkool, ekuivalente me rreth 7.4 pije standarde, për shembull, nuk mund të shitet për më pak se 7.40 euro.

Disa kritikë u shprehën se njerëzit më të varfër dhe ata që luftojnë me alkoolin do jenë më të penalizuarit.

“Kjo nuk do t’i frenojë njerëzit të blejnë alkool. Thjesht do t’i shtyjë drejt varfërisë, veçanërisht ata që janë të varur nga alkooli”, theksuan ata.

Shumë studentë nxituan në dyqane të hënën për të blerë alkool me çmim më të lirë përpara se masa të hynte në fuqi, tha ajo.

Me rregullin e ri, Irlanda po ndjek hapat e fqinjëve si Skocia, e cila u bë vendi i parë që prezantoi çmimet tavan për alkoolin në 2018 dhe Uellsi në 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore