Kulturë

Miratohet projekti për restaurimin e Kishës së Shën Marisë


Projekti për restaururimin e rrënojave të Kishës së Shën Marisë, është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

Kisha e Shën Marisë ndodhet në Kurbin, në fshatin Shëmri. Ajo mbart rëndësinë e Arbërisë mesjetare. Mendohet që aty kryenin shërbesat fetare Gjergj Kastrioti dhe bashkëshortja e tij Donika.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019, ka hartuar një listë monumentesh me prioritet ndërhyrjeje dhe ka marrë masat për hartimin e projekteve siç trasmeton ATSH.

Kisha e Shën Mërisë është shpallur Monument Kulture i kategorisë së parë. Është i vetmi monument kishtar në krahinën e Kurbinit që gjatë periudhës se regjimit komunist tërhoqi vëmendjen e specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore