Projekti për restaururimin e rrënojave të Kishës së Shën Marisë, është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.
Kisha e Shën Marisë ndodhet në Kurbin, në fshatin Shëmri. Ajo mbart rëndësinë e Arbërisë mesjetare. Mendohet që aty kryenin shërbesat fetare Gjergj Kastrioti dhe bashkëshortja e tij Donika.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019, ka hartuar një listë monumentesh me prioritet ndërhyrjeje dhe ka marrë masat për hartimin e projekteve siç trasmeton ATSH.
Kisha e Shën Mërisë është shpallur Monument Kulture i kategorisë së parë. Është i vetmi monument kishtar në krahinën e Kurbinit që gjatë periudhës se regjimit komunist tërhoqi vëmendjen e specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kim Kardashian humb mbi 100 ndjekës në Instagram – shkas, albumi i ri i Taylor Swift
-
Deadpool dhe Wolverine rikthehen në ekran për të “shpëtuar” Marvel
-
Kerry Washington reflekton mbi ndikimin e të qenit viktimë e sulmit seksual
-
‘Dolce vita’ e Ripley-t është bardh e zi, por qytetet e vogla të Bregut të Amalfit janë technicolour
Lajmet kryesore
-
Rama i përgjigjet sërish Rai-t: Mos bini pre e gabimit të parë, mbylleni këtë faqe jo të lavdishme
-
Zgjedhjet në RMV, Osmani: Qytetarët kanë dy opsione – integrim apo izolim
-
Senati amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok-un
-
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u drejtohen kutive të votimit – nuk raportohet për asnjë parregullsi në procesin zgjedhor