Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e deputetëve të zgjedhur nga votimet e 25 prillit.
Në tërësi, Prokuroria ka vërtetuar pastërtinë e figurës së të gjithë të zgjedhurve dhe nuk janë raportuar probleme me deklarimin e dekriminalizimit.
Kështu, edhe është certifikuar paraprakisht rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit.
Për sa i përket përfaqësimit, nga 140 deputetë të Kuvendit, do të jenë gra 47 prej tyre. Kjo shifër plotëson kuotën gjinore me një të tretën e detyruar.
Në rang partish, nga Partia Socialdemokrate, prej tre deputetëve të zgjedhur nga kjo parti, asnjë nuk është grua.
Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë një përfaqësi femërore prej 75%. Tre, nga katër të zgjedhurit, janë të gjinisë femërore.
Nga dy partitë e mëdha, vetëm socialistët e kalojnë kuotën e 33% të vendosur. Janë 27 deputete femra nga 74 të zgjedhur në tërësi në Partinë Socialiste. Kjo përkon me 36.49% të totalit.
Nga ana e Partisë Demokratike, 17 nga 59 deputetë do të jenë gra. Kjo përkon me 28.81% të të zgjedhurve të kësaj partie.
Në krahasim me legjislaturën e shkuar, janë nëntë deputete më shumë të zgjedhura në Parlament. Gjithsesi, për shkak të djegies së mandateve nga ana e opozitës, disa prej vendeve, mbetën vakante.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Hajnia multi-milionëshe e Liburn Aliut dhe Naser Hafizit
-
MPB: 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar nga Serbia, 5 ende janë në mbajtje
-
Izraeli kishte vendosur të godiste Iranin të hënën, por më pas u tërhoq
-
Shqipëria tashmë jashtë listës së vendeve në monitorim nga KiE, pas 29 vitesh