Sport

Miocic, Ngannou, O’Malley dhe raporti mjekësor


Për shkak të një nokauti brutal nga Francis Ngannou në ndeshjen e 27 marsit, tashmë ish kampion i peshave të rënda në UFC (Kampionati Kulmor i Luftimit) Stipe Miocic, është pezulluar nga itinerari i arteve marciale mikse të UFC-s për të paktën dy muaj.

Edicioni 260 i UFC-së gjeti kroatin Miocic t’i dorëzojë rripin e kampionit kamerunas Ngannou, pasi u mposht në raundin e dytë.

Komisioni i Atletikës së Shtetit Nevada (NSAC), ka zyrtarizuar shkresën e pezullimit të Miocic, i cili do të qëndrojë larg kafazit oktagonal të UFC-s deri në 27 maj. Veç pezullimit, përfshihet edhe leja për të mos mbajtur kontakt me përfaqësues të UFC-s.

Nga ana tjetër edhe Ngannou do të kryejë shërbimin e tij në larg UFC-s, pra, në spital. Ndryshe nga Miocic, kampioni 34-vjeçar pritet të qëndrojë 30 ditë në spital.

Lista e luftëtarëve të cilët janë pezulluar për një kohë të caktuar deri sa të rehabilitohen tërësisht, përfshin një pjesë të mirë të atyre që ishin pjesën e kartës së edicionit 260 të UFC:

Francis Ngannou: Pezullim prej 30 ditësh, me 21 ditë të drejtë moskontaktimi.

Stipe Miocic: Pezullim prej 60 ditësh, me 45 ditë të drejtë moskontaktimi.

Vincente Luque: Pezullim prej 21 ditësh, me 14 ditë të drejtë moskontaktimi.

Tyron Ëoodley: Pezullim prej 45 ditësh, me 30 ditë të drejtë moskontaktimi.

Sean O’Malley: Pezullim prej 21 ditësh, me 14 ditë të drejtë moskontaktimi.

Thomas Almeida: Pezullim prej 60 ditësh, me 45 ditë të drejtë moskontaktimi.

Miranda Maverick: Nuk pezullohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore