Euro 2020

Ministrit grek i sporteve kundërshton fanellat e Maqedonisë së Veriut në Euro 2020


Pak orë pasi u çel zyrtarisht edicioni i 16-të i Kampionatit Evropian të Futbollit, Euro 2020, Ministri grek i Sporteve, Lefteris Avgenakis-i, i ka dërguar një letër Presidentit të UEFA, Aleksander Ceferin-it, ku i ankohet për emrin që përdorë Maqedonia e Veriut në këtë kompeticion.

Avgenakis-i shprehu kundërshtimin e Athinës zyrtare ndaj termit “FFM” për Federatën e Futbollit të Maqedonisë, që gjendet në fanellën e ekipit kombëtar.

Ai ka thënë se në marrëveshjen e vitit 2018 mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut është e përcaktuar qartë se si duhet të shkruhen edhe shkurtesat për atë që njihet si Republika e Maqedonisë së Veriut.

Zyrtari i lartë grek tha se Maqedonia e Veriut mund të përdorë shkurtime të emrit “NM” ose “RNM”, por jo “FFM”, pasi ky shkurtim bie ndesh me marrëveshjen e Prespës të 2018-ës.

Edhe Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias-i gjithashtu i ka dërguar një letër të ngjashme homologut të tij në Maqedoninë e Veriut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore