Lajme

Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi dhuron vaksina anti COVID-19 FSK-së


ilustrim, gjatë nënshkrimit të marëveshjes për dhurimin e donacionit të vaksinave anti COVID - 19

Ministria e Mbrojtes së Malit të Zi ka dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) donacion 400 doza të vaksinave anti COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtes së Kosovës, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij donacioni në fjalë “është shumë i vlefshëm jo nga ana financiare por nga ana e vullnetit të veçantë i dëshmuar për përkrahje të plotë në kohë krize nga miqtë dhe partnerët malazez”.

Aktin e pranimit të donacionit ministri Mehaj e ka nënshkruar së bashku me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviq.

Mirsad Biboviq, Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë në të majtë, Armend Mehaj, Ministri i Mbrojtjes në Kosovë në të djathtë

Mehaj, më tutje ka shtuar se bashkëpunimi bilateral në mes të homologut të tij,  Olivera Injac do të thellohet.

“Bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen që si dy vendeve fqinje me kapacitetet tona të kontribuojmë sa më shumë në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë”.

Me 10 qershor të këtij viti, në Kosovë patën arritur 10 mijë doza të vaksinës anti COVID-19 që ishte donacion nga Kroacia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore