Kulturë

Ministria e Kulturës shpall shkurtin si “Muajin e kujtesës”


Ministria e Kulturës e ka ‘pagëzuar’ shkurtin si “Muajin e kujtesës”, një vijim i natyrshëm i një dite ndërkombëtare, kushtuar viktimave të Holokaustit.

“Gjatë këtij muaji do të kujtojmë martirët tanë, viktimat e një sistemi vrastar, që u sakrifikuan për mendimin, fjalën e lirë dhe besimin në Zot. Do të mbeten përherë të përjetshëm dhe shembuj frymëzimi”, shkruhet në Facebook-un e ministrisë.

Homazhi i parë i kushtohet At Zef Pllumit, që rrojti për të kujtuar terrorin komunist. Vepra e tij është dëshmia më e gjallë dhe mësim për brezat e rinj, që e shkuara të mos përsëritet!

At Vinçenc Prennushit, poetit, përkthyesit, folkloristit, klerikut, që vdiq nga torturat në burgun e Durrësit, i është kushtuar gjithashtu një status nga ministria.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore