Kosova

Ministria e Jashtme Ruse për deklaratën e Haradinaj: Shqipëria e madhe, provokim i radhës


Ministria e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, e ka komentuar deklaratën e Ramush Haradinaj si provokim që kërcënon integritetin territorial të shteteve të Ballkanit.

Ministria e quajti Kosovën pseudo-shtet. Gjithashtu ideologjinë e përhapur për Shqipëri të bashkuar si shantazh politik që propozon rishikimin e kufijve në rajon.

Ramush Haradinaj, deklaroi pak ditë më parë, se synon të kërkojë mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kjo do të ndodh sipas tij, nëse nuk pranohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian, organizatat ndërkombëtare, apo nuk njihet nga Beogradi.

Deklarata e Ambasadës Ruse
Nga komenti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse për deklaratën e z. R.Haradinaj
Kohët e fundit një nga politikanët shqiptarë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se synon të kërkojë mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëse ky pseudo-shtet i vetëshpallur nuk pranohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare si dhe Beogradi nuk do të njohë “pavarësinë” e Kosovës.
Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit. Shantazhi politik është i papranueshëm dhe pikërisht kështu duhet të interpretohet fjalimi i R. Haradinajit, i cili me lehtësi propozon të rishikojë në mënyrë arbitrare kufijtë në Ballkan./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore