Lajme

Ministria e Arsimit pranon se shumica e shkollave s’kanë mbajtur mësim më 1 shtator


Ministria e Arsimit, përmes një komunikate për media, ka pranuar se më 1 shtator shumica e shkollave në Kosovë nuk kanë mbajtur mësim të rregullt për shkak të grevës së shpallur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Përpos kësaj, Ministria e Arsimit ka pranuar të drejtën e të gjithë mësimdhënësve që janë në grevë, por ka kërkuar mirëkuptim dhe respektimin e së drejtës për të gjithë ata mësimdhënës që duan të punojnë.

“Ministria e Arsimit, njofton se përkundër se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, nga informatat jo të plota, kryesisht komunikim i zyrtarëve të MASHTI me zyrtarë komunal jemi informuar që shumica e shkollave në Kosovë nuk kanë mbajtur mësim për shkak të grevës së shpallur nga BSPK”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

“Sipas të dhënave të Ministrisë, situata dallon nga shkolla në shkollë, ku në disa ka nisur procesi mësimor e në disa të tjera mësimi është mbajtur pjesërisht”, vazhdon komunikata.

Më tej Ministria ka bërë të ditur se dikasteri në fjalë është i informuar nga për presionet e shumta politike te shkollat.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit edhe njëherë ju bënë thirrje Drejtorive Komunale të Arsimit që t’i përgjigjen obligimit dhe të mbajnë komunikime në vijë institucionale rreth vijueshmërisë së procesit mësimor në shkolla. Dyert e shkollave nuk duhet të mbyllen. Humbja e mësimit është cënim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim”.

Ndalja e pagave s’i zmbrapsë mësimdhënësit, greva vazhdon

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore