Lajme

Ministri turk i Mbrojtjes viziton Kosovën


Hulusi Akbar

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka bërë të ditur se ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akbar, këtë të marte do ta vizitojë Kosovën dhe do të pritet me nderime ushtarake nga ora 13:30.

“Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nesër, më 28 dhjetor, duke filluar nga ora 13:30, me nderime ushtarake, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar me delegacionin e tij”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

“Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takimin, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve”.

Sipas njoftimit, pas këtyre takimeve, do të ketë deklarata për media nga ana e Ministrit Mehaj dhe Akar.

Më pas, Ministri Akar do të takohet edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Akar, të hënën ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë.

Ai në Sarajevë është pritur me një ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes nga ministri, Sifet Podzhiç dhe me shefi i Shtabit gjenerallejtënant, Senad Masoviç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore