Lajme

Ministri turk i Mbrojtjes: Greqia të çarmatosë ishujt nё Egje


“Turqia pret që Greqia të gjejё zgjidhje paqësore politike, nё vend tё njё qasjeje agresive”, tha ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, më 27 korrik, duke bërë thirrje për çarmatosjen e ishujve grekë që kanë status jo-ushtarak nё bazё tё traktateve.

Akar mbrojti qëndrimin e tij, duke deklaruar se, sipas tij gjithmonë u kanё sugjeruar fqinjёve gjetjen e zgjidhjeve politike pёrmes paqes, qetёsisё dhe dialogut, nё kundёrshtim me palёn greke.

“Fqinjët tanë grekë nuk kanë hequr dorë nga deklaratat provokuese dhe retorika agresive, duke pretenduar se ishujt janё pronё e tyre”, tha ministri gjatë vizitës së tij në kufirin sirian të Turqisë për inspektimin e trupave turke.

Ministri turk pёrmendi marrëveshjen e Lozanës tё vitit 1923, si dhe atё tё vitit 1920 nё Paris, tё cilat, sipas tij, Greqia i ka neglizhuar dhe injoruar nё mёnyrё tё papranueshme.

“Grekët thonë se ka një kërcënim. Nuk ka pasur kurrë ndonjë kërcënim. Turqia nuk ka qëndrim agresiv ndaj Greqisë. Ne e quajmë atë dialog, marrëveshje ndërkombëtare, ligj, konventa. Sidoqoftë, kjo qasje e jona paqësore është përmbysur vazhdimisht me deklarata provokuese”, tha Akar.

Akar reagoi gjithashtu, ndaj blerjes së avionëve luftarakë “Rafale” tё Greqisё nga Franca, duke e parё pozicionin e Athinёs nё mes tё asaj qё ai e quajti garё armatimesh.

Po ashtu, sipas Akar, Turqia vazhdon tё mbajё bisedime konsultative me Greqinë, si dhe bisedime për dekonfliksionin përmes NATO-s, tё cilat kanё shkuar nё tre deri mё tani.

“Ankaraja sinqerisht i fton të mbajnë takimin e katërt në Ankara dhe pret që të mbështesin zgjidhjet paqësore, duke sjell armëpushimin nё Detet e Egjeut dhe Mesdheut”, tha ai.

Nga ana tjetёr, Athina ka hedhur poshtё pretendimet turke lidhur me militarizimit e ishujve të Egjeut, duke i quajtur të pabazuara ligjshmёrisht dhe historikisht tё pasakta.

“Përpjekja e Turqisë për të lidhur pretendimet e saj për një detyrim të çmilitarizimit të ishujve grekë konfirmon përpjekjet për të mohuar daljen kontinentale të ishujve grekë dhe zonën ekskluzive ekonomike (ZEE ), në kundërshtim me nenin 121 të UNCLOS, i cili pasqyron të drejtën zakonore ndërkombëtare dhe që parashikon shprehimisht të drejtën e ishujve në të gjitha zonat detare”, tha në një letër të martën përfaqësuesja e përhershme e Greqisë në OKB, Maria Theofili, drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Ndërkohë, të martën, nё mes tё lëvizjeve të fundit të Ankarasë në Qipro, presidenti i vendit, Nicos Anastasiades, zhvilloi bisedime në Athinë me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

Ata përsëritën se të dy vendet nuk do të lejojnë kurrë një zgjidhje me dy shtete në ishull, të cilën Turqia po ndjek duke shkelur rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të KB.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore