Lajme

Ministri turk i mbrojtjes do ta vizitojë Kosovën


Hulusi Akar

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, gjatë ditë së hënë të 27 dhjetorit do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa më pas edhe në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur gazeta e përditshme turke, Hurriyet ku mes tjerash raportohet se vizita e tij do të fillojë nga kryeqyteti i Bosnje dhe Hercegovinës.

Akar, në Sarajevë do të pritet me një ceremonie zyrtare nga Ministri i Mbrojtjes, Sifet Podziç dhe nga shefi i shtabit të përgjithshëm, gjenerallejtënant, Senad Masoviç.

Sipas gazetës turke, ministri turk pas vizitës në Bosnje do të vizitojë edhe Kosovën, ku me ceremoni ushtarake do të pritet nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Akar, gjatë qëndrimit në Kosovë pritet të takohet edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore