Lajme

Ministri serb i mbrojtjes: “Ushtria e Kosovës e destabilizon rajonin”


Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, i ka quajtur Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe investimet e Republikës së Kosovës në ushtri si gjë që e destabilizojnë rajonin.

“Më vjen keq që Rezoluta 1244, përmes së cilës të vetmet forca të armatosura që mund të ekzistojnë në Kosovë janë KFOR-i, nuk aplikohet në mënyrë konsistente”, ka deklaruar ai përmes një video-mesazhi.

“Krijimi i të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës dhe fuqizimi i saj me pajisje dhe financime, sjell jorehati në provincë tonë jugore”, ka vazhduar të thotë ai, transmeton Tanjug.

Ministri serb i mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, përmes kësaj videoeje i ka bërë “thirrje” komunitetin ndërkombëtar që të mos i lejojë autoritetet e Prishtinës të financojnë dhe të rrisin forcën e saj mbrojtëse ushtarake.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore