Lajme

Ministri saudit viziton Oman-in, qëllimi për rritjen ekonomike


Ministri i Investimeve i Arabisë Saudite, Khalid al-Falih.

Ministri i Investimeve i Arabisë Saudite, Khalid al-Falih, është nisur për një vizitë në Oman, të dielën e 29 gushtit, për të diskutuar mundësitë që dy vendet e Gjirit kanë me njëra-tjetrën.

Vizita pason bisedimet ekonomike në fillim të këtij viti, pas së cilës Arabia Saudite tha se po merrte parasysh zhvillimin e një zone industriale në Oman. Ky i fundit, një vend fqinj me një ekonomi shumë më të vogël.

Kjo vizita e synon “të konsolidojë dhe zgjerojë marrëdhëniet ekonomike dhe investimet reciproke midis dy vendeve vëllazërore”, sipas agjencisë së lajmeve “SPA”.

Delegacioni saudit përfshin zyrtarë nga agjencitë qeveritare dhe përfaqësues të sektorit privat.

Arabia Saudite është në mes të një plani ambicioz të zhvillimit ekonomik për të hequr ekonominë nga nafta.

Ndërsa Omani vitin e kaluar prezantoi masa për të rritur financat e tij dhe kohët e fundit i kërkoi Fondit Monetar Ndërkombëtar ndihmë për të frenuar borxhin e tij.

Të dy vendet u goditën rëndë nga kriza e coronavirusi-t dhe çmimet e ulëta të naftës vitin e kaluar.

Për shkak të kësaj dy vendet janë të etur për të tërhequr investime të huaja si pjesë e përpjekjeve të tyre reformuese.

Oman-i vitin e kaluar ishte në bisedime me disa vende të Gjirit për ndihmë financiare, sipas një prospekti të obligacioneve në tetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore