Lajme

Ministri optimist: Vite më vonë, të gjithë do të jemi të lumtur


Ministri i Shendetesise Rifat Latifi ne Kuvend

Ndoshta diçka më vonë, por pa dyshim shumë të lumtur.

Kjo do të jetë ndjenja e të gjithëve, kur ta kuptojnë se çfarë ligji të mirë kanë votuar për shëndetësinë, ka thënë ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi,

Ai ka shpalosur në Kuvendin e Kosovës disa nga rregullimet që i parasheh projektligji për shëndetësinë, derisa i ftoi deputetët që ta përkrahin.

“Jam i sigurt se do jemi të lumtur të gjithë ne kur ta aprovojmë këtë Ligj”, pohoi ai.

Kjo pasi, “Ligji do të jetë shumë i mirë për të gjithë neve dhe shumë vite më vonë do të jemi të lumtur që ishim pjesë e ekzekutimit të këtij ligji”.

Sipas Latifit, “Projektligji për shëndetësi është në fazën e finalizimit”, dhe tani ministria “ka adresuar mangësitë dhe projektligji përafërsisht është përfaruar me direktivën e Bashkimit Evropian”.

“Draft projektligji që të gjithë do ta keni në duar është ligj që do ta ndryshon dhe mundëson transformimin e shëndetësisë”, shtoi ministri.

“Do të zvogëlojë rrënjësisht trajtimin jashtë vendit, duke bërë të mundur avancimin klinik të më të mirëve të tanëve që kemi”.

“Do ta shtojmë mirëqenien dhe llogaridhënien e mjekëve, duke ngritur kualitetin e shërbimeve”.

Ministri në fund ka falënderuar “dhjetëra e dhjetëra ekspertë” që kanë përpiluar projektligjin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore