Lajme

Ministri i Shëndetësisë udhëton në Greqi


Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Të hënën e 19 shtatorit, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka udhëtuar për vizitë në Greqi.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes njoftimit.

Në këtë udhëtim Latifi është thënë do të diskutoj me ministrinë e Shëndetësisë së Greqisë, Athanasios Plevris për mundësinë e trajnimit të stafit shëndetësor nga Kosova në Greqi.

“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Rifat Latifi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Greqi. Ai do të pritet në Athinë nga Ministri i Shëndetësisë i Greqisë, z. Athanasios Plevris, me të cilin do ta bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi, mbështetjen dhe këmbimin e përvojave rreth sistemit shëndetësor”.

Ministri i Shëndetësisë është thënë se do të vizitojë edhe disa qendra shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

“Gjatë vizitës në Greqi ministri Latifi do të vizitojë edhe disa qendra shëndetësore si dhe do të trajtohet mundësia e trajnimit të stafit shëndetësor nga Kosova në këtë vend si dhe programet e këmbimit të ekspertëve dhe përvojave”, thuhet në njoftimin e MSH-së”.

Në konferencën e tij të parë si Ministër, Latifi i sapo emëruar i shëndetësisë, ka premtuar se ai vetë dhe ekipi i tij do të angazhohen në ngritjen e standardeve mjekësore duke e ngritur edukimin dhe trajnimin e të gjithë punëtorëve shëndetësor.

Në vitin 2009, Latifi ishte emëruar këshilltar për shëndetësi nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.

Ai vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku suksesshëm zhvillon profesionin e tij prej mjeku. Megjithatë, prejse ka ardhur ka pasur kritika për të.

Mos-qëndrimi në kohë të plotë në Kosovë ka bërë shumë kë të pyes nëse ai është i dedikuar mjaftueshëm në punën e ministrit meqë ndanë jetën mes Kosovës e Amerikës.

Latifi në anën tjetër i ka siguruar të gjithë se varësisht ku gjendet fizikisht ai punën e bën njëjtë.

“Takimet i bëj edhe online”, pati deklaruar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore