Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë: Prishtina nuk do dialog


Deklaratat e presidentes Vjosa Osmani që dialogu me Serbinë ka nevojë për ‘reset’ dhe që Serbia duhet të kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë, shefi i diplomacisë serbe shihen si skandaloze e si refuzim i Kosovës për dialogim.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selekoviç, pretendon se paraqitjet e fundit të Osmanit në raport me dialogun “tregojnë se Prishtina zyrtare në thelb nuk dëshiron një dialog”, shkruan rs.n1info, transmeton Albanian Post.

“Mesazhet e përfaqësuesve të Prishtinës se ata do të rishikojnë marrëveshjen e Brukselit në mënyrë që të “rivendosin” dialogun me Beogradin, i cili po zhvillohet me ndërmjetësimin dhe garancitë e Bashkimit Evropian, janë guxim politik i paparë dhe kërkojnë një reagim urgjent dhe të mprehtë nga të gjithë ata që duan një stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Selakoviç.

Selakoviq ka theksuar se “mesazhet parazgjedhore të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se dialogu me Beogradin do të jetë i ulët në listën e përparësive të tyre po bëhen të vërteta, dhe që në të vërtetë do të thotë se ai nuk është aspak i interesuar për dialog ose kompromis”.

“Prishtina ka refuzuar të zbatojë detyrimin e saj të vetëm real dhe thelbësor nga Marrëveshja e Brukselit për tetë vjet, dhe kjo është formimi i Bashkimit të Komunave Serbe, dhe sot Beogradit dhe bashkësisë ndërkombëtare u është thënë qartë se duke shmangur detyrimet, manipulimin dhe gënjeshtrat janë standard, jo një incident, në aktivitetet e strukturave politike të Prishtinës”, tha Selakoviç.

Ministri serb një dedikim e kishte edhe për të gjitha shtetet që e përkrahin Republikën e Kosovës.

“Pres që bashkësia ndërkombëtare, dhe posaçërisht shtetet që mbështesin hapur dhe intensivisht Prishtinën, të frenojnë dhe disiplinojnë, siç deklaroi ai, pulat e tyre në interes të stabilitetit dhe paqes në rajon”, ka përfunduar ai.

Të enjten Presidentja Osmani ka deklaruar se dialogu me Serbinë ka nevojë për një ‘reset’ dhe se Kosova nuk do të hyjë në aventura të rrezikshme për ndryshim kufijsh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore