Lajme

Ministri i Jashtëm turk viziton Izraelin – A po lihet pas e shkuara?


Vizita e Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, në Izrael tregon se marrëdhëniet mes shteteve po përmirësohen.

Pavarësisht ngecjeve për pushtimin e tokave palestineze nga Izraeli, Ankaraja dhe Tel Avivi po afrohen më shumë, me energjinë në agjendë.

Udhëtimi i tij në Izrael këtë javë do ta bëjë atë ministrin e parë të Jashtëm turk që viziton vendin në 15 vjet – hapi i fundit në një afrim midis vendeve.

Cavusoglu, i cili pritet të shoqërohet nga ministri i Energjisë, Fatih Donmez, ka planifikuar të takohet të mërkurën me homologun e tij Yair Lapid, një ditë pas bisedimeve me zyrtarët palestinezë.

Bashkëpunimi në sektorin energjetik pritet të jetë në krye të agjendës, ku Ankaraja shpreh gatishmërinë e saj për një partneritet midis Izraelit dhe Turqisë në një projekt që mund të transportojë gazin natyror izraelit në Turqi dhe më pas potencialisht në Evropë.

Por pritet të diskutohet edhe një çështje më e gjerë – rivendosja e marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadorial, pasi Turqia dëboi ambasadorin izraelit në vitin 2018, pas vrasjes nga Izraeli të pothuajse 60 palestinezëve në protesta kundër hapjes së një ambasade të Shteteve të Bashkuara në Jeruzalem.

Megjithatë, duket sikur të dy palët janë të gatshme ta anashkalojnë këtë.

Në mars, presidenti izraelit Isaac Herzog – i cili kryesisht mban një pozicion ceremonial – që realizoi një vizitë historike në kryeqytetin turk, Ankara – vizita e parë e tillë që nga udhëtimi i Shimon Peres në 2007.

Herzog dhe presidenti turk Recep Erdogan thanë të dy se donin të normalizonin lidhjet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore