Bota

Ministri i Jashtëm kinez përgënjeshtron akuzat për gjenocid ndaj Ujgurëve


Ministri i Jashtëm i Kinës, ka përgënjeshtruar akuzat se vendi i tij po kryen gjenocid ndaj Ujgurëve myslimanë, duke i quajtur këto pretendime si “qesharake”.

Kina është akuzuar për kryerjen e sterilizimeve të detyruara ndaj grave Ujgure dhe ndarjen e fëmijëve nga familjet e tyre.

Hetimet e televizionit BBC tregojnë se, Ujgurët po përdoren për punë të detyruar. Gjithashtu raportet kanë zbuluar se Ujgurët po përdhunohen dhe torturohen sistematikisht.

Kina i ka ndaluar televizionin BBC World News, mbulimin e korporatës për çështjen e Ujgurëve dhe të pandemisë.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 1 milion anëtarë të pakicës myslimanë po mbahen në kampe. Rreth kësaj, Qeveria kineze ka deklaruar se ata ofrojnë trajnim profesional dhe synojnë çrrënjosjen e ekstremizmit.

Sekretarët aktualë dhe ish-sekretarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), parlamenti kanadez dhe ai holandez e kanë përshkruar trajtimin e Kinës ndaj Ujgurëve si “gjenocid”.

Konventa e OKB-së mbi Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit e përcakton këtë veprim, si të kryer me qëllim shkatërrimin, tërësisht ose pjesërisht, të një grupi kombëtar, etnik, racor ose fetar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore