Lajme

Mimoza Kusari: Do t’i kemi 81 vota, Adem Hoxha dhe Fadil Gashi do të jenë në sallë


Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë para mediave se “në këtë seancë pritet të jenë 80 apo 81 vota që do të numërohen”.

Ajo tutje ka treguar se LVV-ja ka marrë nj konfirmim që deputetët e pakicave joserbe Adem Hoxha dhe Fadil Gashi do të jenë në sallë.

Po ashtu, Kusari-Lila ka theksuar se nëse dikush kërcënon duhet të jap llogari.

“Këto momente nuk jemi në gjuhë të shantazhit”, shtoi ajo.

Ndërsa deputeti Haxhi Avdyli, ka thënë se “besoj do të jetë seancë e suksesshme. Vullneti i qytetarëve për ndryshim do të jetësohet sot”.

Ai tutje ka theksuar se beson që në sallë në këtë seancë do të jetë i pranishëm edhe deputeti Adem Hoxha nga Partia Unike e Goranëve, i cili në seancën e së shtunës nuk ishte i pranishëm.

Ndërsa ende nuk ka nisur seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës në Kuvend, e cila ishte paralajmëruar për orën 17:00.

Kjo seancë është thirrur për shkak të mungesës së kuorumit në votim, ku Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin e vendit.

Raundi i parë i votimit u përsërit dy herë pasi në votim nuk morën pjesë 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore