Përballje

Milwaukee Bucks dominon Brooklyn-in, Lakers vazhdon serinë e fitoreve


Ndeshjet në NBA ishin interesante, dramatike dhe me shumë tension.

Brooklyn Nets – Milwaukee Bucks

Dueli mes Brooklyn Nets dhe Milwaukee Bucks përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 109:121.

Bucks dominuan tre çerekët e parë të ndeshjes, të cilët kishin një epërsi prej më shumë se 20 pikësh për një kohë të gjatë.

Giannis Antetokounmpo kishte një performancë shumë të mirë, i cili shënoi 31 pikë me 9 asistime e 7 kërcime.

Kyrie Irving nuk luajti në këtë ndeshje, pasi ai nuk ka të drejt të luaj në duelet që luhen në Brooklyn.

Lojtarë të tjerë që kontribuuan në fitoren e Bucks ishin Khris Middleton me 20 pikë dhe Bobby Portis me 25 pikë e 12 kërcime.

Ndërsa në anën tjetër, më të mirët te Nets ishin Kevin Durant me 29 pikë, 9 kërcime e 7 asistime dhe James Harden me 16 pikë e 7 asistime.

Los Angeles Lakers – Atlanta Hawks

Ndeshja mes Los Angeles Lakers dhe Atlanta Hawks përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 134:118.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e baraspeshuar, ku Lakers kishin një epërsi prej vetëm tre pikëve, por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë ku shpërthyen skuadra e Lakers.

LeBron James e Malik Monk kishin performanca brilante, të cilët udhëhoqën Lakers drejt fitores.

Russell Westbrook nuk arriti të përfundojë ndeshjen me dyshifrorë të trefishtë për vetëm një pikë, pasi kishte 9 pikë, 11 kërcime e 13 asistime.

Më të dalluarit ne fitoren e Lakers ishin, LeBron James me 32 pikë, 8 kërcime e 9 asistime, Malik Monk me 29 pikë dhe Avery Bradley e Talen Horton Tucker me nga 21 pikë.

Ndërsa te Hawks, më të mirët ishin Trae Young me 25 pikë, 9 kërcime e 14 asistime dhe John Collins me 21 pikë e 8 kërcime.

Ndërsa ndeshjet e tjera të luajtura në NBA, përfunduan kështu:

Philadelphia 76ers – San Antonio Spurs 119:100

Toronto Raptors – Utah Jazz 122:108

Chicago Bulls – Washington Wizards 130:122

Houston Rockets – Dallas Mavericks 106:130

Oklahoma City Thunder – Minnesota Timberwolves 105:135

Denver Nuggets – Sacramento Kings 121:111

Portland Trail Blazers – Cleveland Cavaliers 101:114

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore