Sport

Milot Avdyli transferohet në ligën zvicerrane


Futbollisti Milot Avdyli ka bërë një hap të madh në karrierë, pasi që është transferuar nga ekipi mitrovicas Trepça 89, në klubin zvicërran Aarau.

18 vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Miloti ka zgjedhur fanellën me numër 20, dhe pozicioni i tij është mesfushor sulmues.

Aktualisht vlera e përfaqësuesit të Kosovës U19, sipas “Transfermarkt” është 25 mijë euro.

Avdyli bindi klubin Aarau që ta transferoj, pasi që me paraqitjet e tij si 17 vjeçar, sezonin e kaluar shënoi katër gola dhe bëri pesë asistime në 25 ndeshje.

Skuadra Aarau, garon në ligën e dytë zvicerane dhe aktualisht pozicionohet në vendin e gjashtë në tabelë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore