Lajme

Millanoviç i reagon Serbisë për akuzat ndaj oficerëve kroatë: “Lojë me zjarrin që do t’i kushtojë Serbisë”


Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Sjellje jo e mençur me të cilën kurrë nuk do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian e ka quajtur presidenti kroat Zoran Millanoviç akuzën për krime lufte ndaj katër oficerëve kroatë që Serbia ka paraqitur, raportoi Danas.

“Këta akuza ndodhën pavarësisht shumë vite përpjekjesh për t’i bindur të mos luajnë me zjarrin dhe se kjo gjë do t’u kushtojë. Nuk mund të jem më i mirësjellshëm, shpresoj të më dëgjojnë”, ka thënë presidenti kroat.

Prokuroria serbe për krimet e luftës u raportua se ka paditur oficerët kroatë të akuzuar se kanë urdhëruar për shtënje me raketë mbi refugjatë në Petrovacka Cesta në gusht të vitit 1995.

Të hënën, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha kur u pyet nëse i frikësohej aktakuzës për fjalimin e tij në Glina në 1995 si përgjigje e mundshme e Kroacisë ndaj padive kundër katër gjeneralëve kroatë në Serbi, duke thënë se “nuk ishin serbët ata që vranë kroatët, por kroatët vranë serbët”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore