Lajme

Millanoviç anulon vizitën në Bosnje Hercegovinë


Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç, ka anuluar vizitën e tij këtë të diele në Bosnje dhe Hercegovinë për “arsye sigurie”, njoftoi kabineti i tij.

Vendimi për anulimin e vizitës është bazuar në një vlerësim të sigurisë nga institucionet kompetente kroate.

“Presidenti Millanoviç shpreh keqardhjen që nuk do të marrë pjesë në kremtimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për kroatët e Luginës së Lasvës dhe shpreh mbështetjen dhe mirënjohjen e tij të fortë për organizatorët për ruajtjen e tyre”, thuhet në njoftimin për media të zyrës së Millanoviçit.

Ishte planifikuar që Milanovic të marrë pjesë në kremtimin e 28-vjetorit të kolonës humanitare “Rruga e Bardhë për në Nova Bila dhe Bosna Srebrena”.

Ndërkaq Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç, u përpoq të qartësonte deklaratën e tij në lidhje me gjenocidin e Srebrenicës, duke thënë se ai nuk e ka mohuar atë, por se “ka dallime në peshën e krimeve, përfshirë edhe gjenocidin”.

Ai bëri dallime mes asaj të Srebrenicës dhe Jasenovacit, duke thënë se nuk janë të njëjta “sepse nëse ka gjenocid në Srebrenicë, atëherë emër i ri duhet t’i vendoset asaj që nazistët u kanë bërë hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore”.

Kjo gjë shkaktoi reagime tejet të ashpra në rrjete sociale, dhe në debatet televizive në rajonin e Ballkanin Perëndimor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore