Sport

Milan të interesuar për sulmuesin e Salzburg-ut


Sipas gazetës italiane, Calciomercato, AC Milan ka në mendje sulmuesin e FC Salzburg, Noah Okafor, si pasues afatgjatë të veteranëve Olivier Giroud, 35 vjeç dhe Zlatan Ibrahimovic, 40 vjeç.

22-vjeçari Okafor tashmë ka shënuar kundër Milan-it në Ligën e Kampionëve këtë sezon, dhe gjithashtu ka shënuar kundër Chelsea-t në Stamford Bridge të mërkurën.

Okafor ka më pak se dy vjet të mbetura në kontratën e tij, që do të thotë se klubit austriak mund t’i duhet të bëjë një marrëveshje në dy merkatot e ardhshme për të marrë vlerën e plotë të transferimit.

Reprezentuesi i Zvicrës shihet si një alternativë e mundshme, pasi transferimi i Divock Origi-t, nuk ishte aq i suksesshëm sic pritej nga italianët.

Milan po kalojnë një formë mjaft të mirë, të cilët fituan edhe ndeshjet e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve kundër Dinamo Zagreb-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore