Përballje

Milan synon pozitën e parë, Juventus dhe Lazio përballen për “Top 5”


E shtuna në Serie A sjell tre sfida, të cilat fillojnë nga ora 15:00 deri në 20:45.

Dueli i parë do jetë ai mes Atalanta-s dhe Spezia-s në ora 15:00.

Në pesë ndeshjet e fundit, Atalanta ka fituar dy ndeshje, dhe ka barazuar tre herë.

Në anën tjetër, Spezia ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim.

Atalanta radhiten në pozitën e katërt me 22 pikë, ndërsa Spezia janë në vendin e 16-të me 11 pikë.

Ndeshja e dytë në Serie A është derbi mes Lazio-s dhe Juventus, e cila fillon në ora 18:00.

Lazio ka dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Ndërsa Juventus kanë dy fitore, dy humbje dhe një barazim.

Pas një fillimi të dobët, Juventus po kalojnë një formë më të mirë, duke arritur t’i afrohen “Top 5” në Serie A.

Momentalisht, Lazio radhiten në pozitën e pestë me 21 pikë, ndërsa Juventus janë në vendin e tetë me 18 pikë.

Dueli përmbyllës i së shtunës në Serie A është mes Fiorentinës dhe Milan-it në ora 20:45.

Milan do synojnë pikët maksimale për marrë vendin e parë, pasi rossonerët kanë pikë të barabarta me Napoli-n, të cilat i prijnë tabelës.

Në pesë ndeshjet e fundit, Milan ka tre fitore dhe dy barazime, ndërsa Fiorentina ka tre humbje dhe dy fitore.

Deri më tani, Milan radhiten në pozitën e dytë me 32 pikë, ndërsa Fiorentina janë në vendin e shtatë me 18 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore