Përballje

Milan shpallet kampion i Serie A, pas 11 viteve pritje


AC Milan është shpallur kampion i Serie A, pas 11 viteve pa scudetto.

Rossonerët mposhtën Sassuolo-n me rezultat 0:3, ku të gjitha golat i shënuan në pjesën e parë.

Në anën tjetër, edhe Inter-i fitoi me rezultat 3:0, të cilët ndryshe prej Milanit, i shënuan golat në pjesën e dytë.

Goli i parë në anët e kuqezinjve erdhi në minutën e 17-të, me anë të Olivier Giroud, i cili u asistua nga Rafael Leao.

Në minutën e 32-të, ishte përsëri Giroud i cili shënoi me asistimin nga po i njëjti, Leao.

Katër minuta pas golit të dytë, Leao asistoi për herë të tretë në ndeshje, por këtë herë për Franck Kessie-n.

Milan-it i duhej vetëm një barazim për të fituar Scudetton, por ata kërkuan fitoren me gjithë zemër, për të siguruar titullin.

Rossonerët përfunduan sezonin me 86 pikë, ndërsa Inter-i në pozitën e dytë, përfunduan me dy pikë më pak.

Trofeu i fundit i Serie A për Milan-in ishte në sezonin 2010-2011, ku pjesë e atij ekipi ishte edhe Zlatan Ibrahimovic.

Në vitin 2022, është përsëri ai, i cili do ngrit trofeun së bashku me skuadrën e Milanit, pas 11 viteve pritje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore