Sport

Milan rikthen interesimin për Ziyech


AC Milan po konsideron një lëvizje për anësorin e Chelsea-t, Hakim Ziyech në afatin kalimtar të janarit, sipas TuttoMercatoWeb.

Ziyech ishte lidhur me një lëvizje në San Siro gjatë verës, por marokeani mbeti në Stamford Bridge.

Megjithatë, 29-vjeçari është rikthyer në radarin e Milan-it, i cili dëshiron ta marrë në huazim në janar me synimin për ta bërë të përhershëm transferimin në fund të sezonit.

Ziyech nuk ka qenë pjesë e planeve të trajnerit të ri të Chelsea-t, Graham Potter, i cili po e lë marokienin në bankën rezervë.

Deri më tani, në këtë sezon, Ziyech është inkuadruar dy herë në ndeshjet e Chelsea-t, ku nuk ka dhënë ndonjë kontribut për gol.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore