Përballje

Milan për kreun, Lazio për t’u konfirmuar, Serie A e së dielës


Serie A vazhdon me ndeshjet e rradhës për javën e 21-të.

Pas Inter dhe Juventus, Milan do kërkoj të gjejë fitoren po ashtu.

Kuqezinjtë e presin Crotone-n në San Siro me fillim nga ora 15:00.

Crotone ka humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit dhe gjindet në vendin e fundit në Serie A me vetëm 12 pikë.

Pritet që të jetë një ndeshje e lehtë për të përzgjedhurit e Pioli-t.

Ndërkaq, Lazio pret Cagliarin në “Olimpico” në tentim që të konfirmohen si skuadra e momentit.

Të kaltërit kanë fituar pesë ndeshjet e fundit në Serie A, kurse Cagliari ka humbur katër dhe barazuar një në këtë periudhe.

Ndeshjet e ditës janë:

Benevento – Sampdoria, 12:30

Milan – Crotone, 15:00

Udinese – Verona, 15:00

Parma – Bologna, 18:00

Lazio – Cagliari, 20:45

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore