Sport

Milan nuk pranon asgjë më pak se 50 milionë për Leao-n


Pasditën e së shtunës, përballë Parma-s, Leao theu një “agjërim” që zgjaste nga 9 janari.

Një prekje e bukur për të shënuar golin e tretë për t’i dhënë Milan-it tre pikë në një ndeshje të vështirë.

Leao kaloi nëpër një periudhë të vështirë plotë lëndime dhe performanca të dobëta.

Portuezi është një talent i lindur i cili ende nuk e ka shfaqur potencialin e tij të plotë, por ka qenë shumë i dobishëm për Milan-in.

Pioli shpreson që goli në “Tardini” do t’ia kthej besimin futbollistit që t’i ndihmoj Milan-it në luftën e egër për Champions-in.

Por, talenti i Leao-s nuk ka shkuar i pavërjetur, me Juventus-in dhe Everton-in e Ancelotti-t që kanë shfaqur interes real.

Por, Massara dhe Maldini e konsiderojnë Leao-n një pjesë shumë të çmuar të skuadrës, dhe vetëm një ofertë marramendëse mund të bënte kubin kuqezi që të ndryshonte qëndrim.

Shifra marramendëse sipas kuqezinjve është ajo prej 50 milionë euro.

Për Juventus-in, kjo shifër është e pamundur, sipas Tuttosport, por Everton-i po e konsideron seriozisht mundësinë që të paguaj shifrën që kërkon Milan-i.

Se ku do e gjejë sezoni i ardhshëm talentin portugez, mbetet për t’u parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore