Sport

Milan-i notë proteste për Çakir-in, UEFA e pezullon për ndeshjet e ardhshme


Klubi i Milan-it pritet të dërgojë në UEFA një notë proteste zyrtare në lidhje me arbitrin e ndeshjes me Atletico Madrid-in në Champions League.

Turku Cuneyt Çakir, ishte gjyqtari kryesor i takimit, që kreu një arbitrim të diskutueshëm sipas shumë analistëve të futbollit dhe vetë klubit italian.

Cakir-i përjashtoi nga loja me kartonin e dytë të verdhë mesfushorin e Milan-it, Franck Kessie-n, në pjesën e parë. Në fund të ndeshjes akordoi 11 metërsh për spanjollët, çka u mundësoi atyre përmbysjen e rezultatit.

Milan-i nuk ka ndërmend ta injoroi atë që ndodhi dhe do të dërgojë notë proteste në UEFA. Protestë e cila është më shumë simbolike, raporton italiania “La Gazzetta dello Sport”.

“Ndeshjet përbëhen nga episode dhe me Atletico Madrid-in kishte disa që nuk ishin në fovorin tonë”, tha presidenti i kuqezinjëve, Paolo Scaroni.

Po ashtu, e përditshmja italiane thekson se Çakir-i, së bashku me asistenet e VAR, nuk do të jenë të pranishëm në raundin tjetër të ndeshjeve të Champions League. Turku nuk do të arbitrojë ndeshje të Milan-it për disa vite të ardhshme.

Megjithatë do të pritet vendimi i organeve kompetente në UEFA, që zakonisht nuk është shumë i shpejtë në kohë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore