Përballje

Milan me barazim masiv, rezultatet e Europa league


Me fillim në orën 18:55 u zhvilluan katër ndeshjet e para të fazës 1/16 në Europa League.

Ndeshja kryesore ishte ajo mes Manchester United dhe Milan në “Old Trafford”.

Plotë dhjetë trofe Champions-i në një ndeshje të Europa League.

Ndeshja filloi në mënyrë perfekte për Milan, që pa dy gola t’i anuloheshin për shkak të VAR.

Ndeshja u hap në pjesën e dytë, kur i riu Amad Diallo shënoi një super gol me kokë në minutën e 50-të.

Deri në fund, Manchester United u duk se po drejtohej te një fitore e madhe, por në minutën e 92-të, Kjaer u ngjit në skenë.

Përsëri ishte gol me kokë, United 1-1 Milan, Kjaer shfrytëzoi në mënyrë perfektë një super krosim nga Krunic.

Ndeshja u mbyll 1-1, dhe Milan shkon në ndeshjen e “San Siro-s” me një super rezultat.

Ndeshjet tjera u mbyllen:

Ajax 3-0 Young Boys

Dynamo Kiyv 0-2 Villarreal

Slavia Prague 1-1 Rangers

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore