Sport

Milan, Maldini tenton Asllanin, takohet me familjarët e mesfushorit


Prej disa kohësh thuhet se Milan-i interesohet seriozisht për mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani.

Sipas gazetarit sportiv italian, Alfredo Pedulla, drejtori teknik i Milan-it, Paolo Maldini, ka folur tashmë me familjen e mesfushorit të Empol-it.

Presidenti i Empol-it, Fabrizio Corsi, tha se ata dëshirojnë ta mbajnë talentin edhe një sezon në skuadër, para se ai të largohet përfundimisht.

Këtu është dhe avantazhi i Milan-it ndaj Inter-it dhe Napoli-t. Kuqezinjtë synojnë blerjen dhe lënien në huazim për një sezon te Empoli. Në mënyrë që Asllani të vijojë procesin e rritjes së tij.

Mesfushori kuqezi u bashkua me Empoli-n nga skuadra e të rinjve në fillim të sezonit. Ai arriti të merrte vendin e titullarit, duke u kthyer në një nga pikat më të forta të ekipit. Në 22 paraqitje këtë sezon, ai ka arritur të shënoi një gol dhe të dhuroi një asist.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore